Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse s’ka rritje pagash

Pakënaqësitë që kanë,i shfaqën edhe njëherë përmes protestës.
Për të dytën herë brenda këtij muaji, punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës, këtë të mërkurë kërkuan rritjen e pagës e rrogën 13-të.
“Kam thënë që e kom një surprizë, e ajo suprizë është që mos me ja shkel fjalën kryeshefit. Pra, ne nga këtu kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin punëtor në bazë të pagës mesatare” , tha Nexhat Llumnica – Kryetar i Sindikatws sw re të KEK-ut.
Tutje, Llumnica ironizoi me situatën e pagave të tyre.
“Një kamarier më tha “sa e ke pagën? “, i thash “si nivel i lartë 890 euro”, tha ” unë e kam 1 mijë 100 euro”. Thash “a keni vend pune për ju”. Tha “prit se nuk mundemi me marrë pa përvojë”. O i thash ku e kam përvojën unë nuk po paguajnë”, më tha “s’kemi çka me të bo”. Kështu ne pa frikë dhe modesti po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë”, u shpreh ai.
Ndërsa nënkryetari i Sindikatës, Seladin Sadiku tha se menaxhmenti u ka premtuar rritje pagash që një vit, mirëpo pa e realizuar atë.
Ai tha se punëtorët edhe po kërcënohen.
“Na nuk e kemi ndërmend me u frikësu sepse dy tre ditët e fundit kanë qu zëra nëpër njerëz edhe te puntorët duke u frikësu. Mos dilni se ju shkojnë fletëparaqitjet edhe ju largojmë prej punës. Unë u apeloj krejtve juve çka jeni këtu, ai inxhinier ose menaxher që ju ka kërcënu ose u mundu me ju shantazhu lirisht adresa është te Sindikata, ka me u ballafaqu me avokat dhe Gjykatë”, deklaroi Sadiku.
Punëtorët thanë se kishin marrë edhe ftesë nga menaxhmenti për të qenë pjesë e darkës së fundvitit, mirëpo siç bënë të ditur, e kanë refuzuar atë.
E nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, punëtorët paralajmëruan edhe grevë.
“Ne nuk vijmë më para KEK-ut. Kërkesë i bëj Sindikatës le të na caktojnë grevën se kur do ta ndalim prodhimin, e atëherë le të vijnë te ne e të na tregojnë a i rrisin pagat a jo”, tha punwtori i KEK-ut, Ragip Grajçevci.
Me të njëjtat kërkesa, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kishin protestuar edhe më 12 dhjetor./teve1.info
