Abdixhiku premton përfundimin e autostradës së Anamoravës: Me këtë Anamorava bëhet korridor zhvillimi

Abdixhiku premton përfundimin e autostradës së Anamoravës: Me këtë Anamorava bëhet korridor zhvillimi

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e sotme e ka filluar me ubim në qytetin e Gjilanit.

Nga këtu, Abdixhiku premtoi përfundim të autostradës së Anamoravës, që sipas tij është lënë në harresë nga Qeveria në detyrë ky vend dhe është neglizhuar.

“Autostrada e Anamoravës nuk është luks. Nuk është projekt periferik. Nuk është as çështje elektorale. Është projekt strategjik kombëtar. Është çështje barazie territoriale. Prandaj do ta bëjmë. Me prioritet. Brenda dy viteve të para”, deklaroi Abdixhiku gjatë tubimit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti