Tahiri: Dua që vota të bëhet për punën time, jo për numrin në listë

Tahiri: Dua që vota të bëhet për punën time, jo për numrin në listë

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka folur në Debat Plus rreth pozicionit të tij në listën zgjedhore të partisë.

Ai tha se, nga fillimisht numri i 10-të, në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka zgjedhur vetë numrin 110 të kandidatëve për deputet.

“Unë e kam ndjerë nevojën që të japë një mesazh të qartë se vota duhet të bëhet për shkak të punës sime dhe angazhimit institucional gjatë këtyre viteve, jo për shkak të numrit në listë. Kemi pasur një dakordim për këtë pozicion edhe për zgjedhjet e ardhshme,” deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se qëllimi i tij është të ndihmojë kolegët më të rinj dhe të kontribuojë për mbështetjen e kandidatëve të PDK-së./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti