Ardhja e mërgatës: Mbi 374 mijë persona hynë në Kosovë për 1 javë

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, mbi 374 mijë persona kanë hyrë në Kosovë përgjatë shtatë ditëve përmes rrugëve tokësore e ajrore.
Po ashtu, është konstatuar se këto shifra tregojnë një fluks më të shtuar të personave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Policisë, bazuar në ato nga Sistemi i Menaxhimit të Integruar, tregojnë se 374 mijë e 864 persona kanë hyrë në Kosovë nga data 15 dhjetor deri më 21 dhjetor.
E, fluks më të madh në hyrje ka pasur të premten, të shtunën dhe të dielën – gjithësej 213 mijë e 751 persona me 19, 20 dhe 21 dhjetor. Më së shumti janë regjistruar të dielën, 93,458 hyrje.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin regjistruar 312,456 hyrje./Periskopi/
