Hamza nga Drenica: Nuk ka kthim pas

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se Drenica mbetet vendi ku ai ka mësuar kuptimin e fjalës së dhënë dhe përkushtimin ndaj sakrificës.
“Kush e njeh sakrificën, e di edhe drejtimin: përpara. Kjo është rruga jonë dhe nuk ka kthim pas. Këtu e kam mësuar çfarë do të thotë fjala e dhënë dhe fjala në Drenicë është e qartë: PDK”, ka deklaruar Hamza.
Ai shtoi se PDK do të vazhdojë rrugën e saj përpara, së bashku me qytetarët, duke theksuar se qëllimi i partisë është ndërtimi i një Kosove më të zhvilluar dhe më të fortë.
“Si gjithmonë, bashkë. Përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin e fushatës #PDK130.
