Klubi ukrainas ‘nxehë’ fansat me një foto engimatike të Lindon Emërllahut

Klubi ukrainas ‘nxehë’ fansat me një foto engimatike të Lindon Emërllahut

Klubi ukrainas, FC Polissya Zhytomyr është gati ta prezantojë si lojtar të ri reprezentuesin e Kosovës, Lindon Emërllahu.

Emërllahu pritet ta vazhdoj karrierën në Superligën e Ukrainës, pasi presidenti i CFR Cluj konfirmoi para disa ditësh shitjen e tij te Polissya Zhytomyr.

Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro si dhe ka 15 për qind në shitjen e radhës, ndërsa Emërllahu pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te skuadra e re.

Se zyrtarizimi i ish-yllit të Ballkanit te klubi ukrainas është afër, këtë e tregon një postim i fundit i tyre në rrjetet sociale, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Faqja zyrtare e Polissya Zhytomyr ka publikuar një fotografi enigmatike, por që vërehet se është transferimi i tyre i ri, Emërllahu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya)

Në postim ata kanë vendosur një bredh, duke paralajmëruar se reprezentuesi i Kosovës do të jetë “dhurata” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për tifozë.

Ndryshe, Polissya Zhytomyr e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 30 pikë apo pesë ma pak se LNZ dhe Shakhtar që renditen në vendin e parë dhe të dytë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti