Muharremi: Albin Kurtin e korruptoi dëshira për pushtet absolut

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar vendimin e Albin Kurtit për ndarjen e 100 eurove për fëmijë e pensionistë.
Ai ka shkruar se Kurtin e korruptoi dëshira për pushtet absolut.
Postimi i plotë:
Albin Kurtin e korruptoi dëshira për pushtet absolut
Korrupsioni nuk është vetëm kur vjedh paranë publike apo kur bën dallavere me tenderë. Nuk korruptohesh vetëm atëherë kur i fut paret në xhep sa je në pushtet.
Kur ti abuzon me paranë publike dhe e përdor buxhetin e shtetit për me shpërnda “vitra” nga 100 euro pak ditë para zgjedhjeve, ti po bën korrupsion elektoral.
Në të njëjtën kohë ti me keqmenaxhim të ekonomisë dhe energjisë e ke varfëruar qytetarin dhe familjen se fuqia blerëse e tij ka rënë dukshëm. Njëherë e shkatërron fuqinë blerëse të qytetartit, pastaj ja tregon 100 euro me ja ble votën. Sa e pamoralshme dhe e ulët, aq edhe korruptive është kjo!
E kur ti nuk mëson, por e përsërit këtë veprim disa herë, atëherë tregon se je korruptuar thellë, deri në palcë, dhe nuk ke as vullnet e as ndërgjegje me u përmirësu.
Me këtë, ti po vendos standarde të dëmshme për të ardhmen e vendit dhe po ua “mëson” edhe të tjerëve se si abuzohet me paranë publike.
Kur ti përdor krejt pushtetin pa kontroll dhe pa mëshirë, si në rastin e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, apo kur e përdor punësimin publik për me vjelë apo “ble” vota (Obiliq dhe Fushë Kosovë), ti tashmë je i korruptuar thellë.
Dëmi që po ia bën shoqërisë dhe ardhmërisë së vendit me këto veprim është i madh. E fakti që po e shet të ardhmen e vendit për disa vota është korrupsion moral.
Zaptimi i bordeve publike me militantë dhe kapja e institucioneve thelbësore, që duhet me qenë të pavarura, është korrupsion i pastër dhe nepotizëm për standarde demokratike.
Kjo nuk është qeverisje e mirë në asnjë mënyrë. Ti institucionet që duhet me funksionu lirshëm e profesionalisht po i ngulfatë dhe po i shkatërron, vetëm për pushtetin tënd.
Albin Kurti tashmë është thellësisht i korruptuar moralisht.
Dëshira për pushtet për vete e ka tjetërsuar aq shumë, saqë ky person që po e shohim sot, sidomos vitin e fundit, nuk ka asnjë lidhje me Albin Kurtin e para vitit 2020.
Me këtë “transformim” negativ, Albin Kurti nuk duhet dhe nuk mundet me qeverisë as edhe një vit pas 28 dhjetorit. Ai më nuk po punon për të mirën e vendit, por për interesin e tij personal për pushtet.
Ata që vërtet ia duan të mirën Kosovës duhet me e dërgu në opozitë sa më parë, nëse duan me e shpëtu dhe eventualisht me e shëru.
