Reçica: Tubimi me mërgatën solli energji, shpresë, besim për ndryshim real (Video)

Reçica: Tubimi me mërgatën solli energji, shpresë, besim për ndryshim real (Video)

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka njoftuar se ka zhvilluar një tubim më mërgatën.

Reçica përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se tubimi me mërgimtarë solli energji, shpresë dhe besim për ndryshim real.

“Ju jeni gjysma e kombit tonë atje për aq keni hise këtu. Sepse ju na mobilizoni dhe na keni mobilizuar. Ju na hapni shtigje të reja dhe krijoni vlerë të shtuar. Vlera e shtuar që e keni ju është vendimtare për ta fituar betejën e 28 dhjetorit”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sipas tij, me Bedri Hamzën kryeministër dhe programin e PDK-së për mirëqenie dhe zhvillim, Kosova ecën përpara.

Postimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti