Ish-krerët e UÇK’së votuan në Hagë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK’së votuan në Hagë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që priten të mbahen nesër (28.12.2025).

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se ish-krerët, kanë votuar gjatë javës.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti