“Nënshtrimi, pjesa 2” i moderatorit të RTK-së para Kurtit

Kryeredaktori në detyrë i RTK-së, Blerim Haxhijaj për herë të dytë i është nënshtruar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në intervistën e tij të dytë me të.
Haxhijaj që mori famë të keqe e kritika për mënyrën e butë të intervistimit të Kurtit, edhe të shtunën kishte gjuhë të butë me të dhe nuk i ndërhynte bash në asgjë që thoshte kandidati i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e së dielës.
Pyetja e parë që ia shtroi ishte se si e përmbylli fushatën, të cilën ai e cilësoi të shkurtër.
Kurti tha se gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme, ndonëse më e shkurtër, patën takime e tubime në gjithë Kosovën. Ai shtoi se qytetarët tashmë janë të informuar për programet dhe, siç tha, kur të drejtohen nesër tek kutitë e votimit, nuk do të kenë dilema. Kurti theksoi se qytetarët do të vendosin për siguri dhe begati.
Kurti i përballur me skandale të njëpasnjëshme në mandatin e tij të dytë, që prej skandalit me rezervat shtetërore, emërimet partiake nëpër institucione e deri te kriza energjetike, nuk u sfidua fare nga Haxhiaj.
Moderatori i RTK-së si pyetje të dytë e kishte se përse lidhi koalicion me PSHDK-në e si ndodhi ky koalicion.Pa asnjë ndërhyrje, Kurtit pastaj i është mundësuar që të akuzonte partitë e tjera që nuk e votuan buxhetin e që sipas tij janë fajtore edhe për bllokadën institucionale.
