Tërmet i fortë në Tajvan, pamjet e para që kapin momentin dramatik

Një tërmet me magnitudë 7 goditi një zonë rreth 32 kilometra larg bregdetit verilindor të Tajvanit.
Ishte tërmeti i dytë i madh që goditi ishullin këtë javë, pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi distriktin bregdetar juglindor të Taitung të mërkurën.
Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.
Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter në vitin 1999 vrau më shumë se 2,000 persona.
Tani kanë filluar të qarkullojnë pamje të tërmetit të fundit, raporton Telegrafi, trasmeton Periskopi.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Sipas informacioneve, nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Periskopi
