Ndodh edhe kjo: Në Rahovec ankesa për shenja të dukshme në numra te fletëvotimet

Ndodh edhe kjo: Në Rahovec ankesa për shenja të dukshme në numra te fletëvotimet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec për shenja në numrat e fletvotimeve. 

“Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendra të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi në konferencën për media.

Ai nuk e ka sqaruar se për çfarë shenjash bëhet fjalë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti