Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni” – “dora e djathtë e Radoiçiqit”, dyshohet se shantazhoi për vota

Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni” – “dora e djathtë e Radoiçiqit”, dyshohet se shantazhoi për vota

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.

“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.

Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti