Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media, një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, raporton Periskopi.

Haradinaj shprehu gatishmëri për bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për formim të qeverisë.

“Duhet të presim një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së. Aleanca nuk ka qit kushte, e as nuk qesim kushte për opozitën, nga ne të dy partitë e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të formojmë shumicën. Besoj se kësaj radhe do ta arrijmë marrëveshje”, u shpreh Haradinaj./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti