Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-Policia jep detaje

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-Policia jep detaje

Një 19 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti me fatalitet në fshatin Gremë të Ferizajt.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë  ai.

Veseli ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes”, ka shtuar tutje Veseli./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti