Numërohen rreth 27% të votave të numëruara: Kështu duket rezultatet deri tash

Me rreth 160 mijë vota të numëruara, deri tash Vetëvendosja kryeson me 96 mijë vota ose 47.58% të votës së numëruar deri tash.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.21% ose afro 38 mijë vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta, me 13.92% ose 28 mijë vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në 7.7% ose 15 mijë e 638 vota.
Këto vota janë nga 27,73% të votave të numëruara deri më tash./Periskopi/

Publikohen rezultatet e para preliminare në platformën e KQZ – ky është rezultati
