Numërohen mbi 80 për qind të votave, ky është rezultati
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE ka siguruar 50,06% të votave, ose 354,372 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 81.70 për qind të votave.
Harta zgjedhore tregon mbulim të gjerë territorial të rezultateve të përditësuara në të gjitha komunat e Kosovës.
Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të konfirmohen pas përfundimit të plotë të numërimit nga autoritetet zgjedhore./Periskopi/

