Mot i acartë në ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, dhe vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.
Ky institut njoftoi se temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
“Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -7deri -4°C
Temperaturat maksimale: 1-4°C
Era: Kryesisht nga verilindjame shpejtësi 1-6m/s..
E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: – 8 deri -4C
Temperaturat maksimale: 1-3°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale: -8 deri -4°C
Temperaturat maksimale: -2 deri 1°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.
E enjte
Mot i vranët .
Temperaturat minimale: -9 deri -6°C
Temperaturat maksimale: 1-3°C
Era: nga juglindja 1-11m/s
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat mnimale: -5 deri -3°C
Temperaturat maksimale: 3-6°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit./Periskopi
