Lumir Abdixhiku ia uron fitoren e Albin Kurtit

Lumir Abdixhiku ia uron fitoren e Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka folur pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Abdixhiku gjatë kësaj konference i ka uruar fitoren kanidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtit, raporton Periskopi.

“Dua të falënderoj edhe kundërshtarët tanë politik për garën. T’i uroj fituesit. Sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale edhe kur nuk jemi dakord për gjërat substanciale. Shteti është mbi secilin prej nesh. Kosova meriton stabilitet, zhvillim, dinjitet dhe respekt. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedhur drejtë këtë herë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti