Abdixhiku pranon humbjen: Rezultati nuk është ai, që unë si kryetar, kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë

Abdixhiku pranon humbjen: Rezultati nuk është ai, që unë si kryetar, kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka folur pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e 28-dhjetorit.

“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur. Nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë. Ky është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë dhe seriozitetit politik, ku qytetarët flasin e ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin e vet ne duhet ta dëgjojmë e respektojmë.

Demokracia funksionon kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm kur kanë festë, por edhe kur kanë humbje si kjo”.

Abdixhiku paralajmëroi mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm, kështu duke lënë të nënkuptoj se do të japë dorëheqjen. /Periskopi./

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti