Lavrovi pretendon se ukrainasit kryen sulm me dronë mbi shtëpinë e Putinit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Kievi nisi një sulm me dron ndaj rezidencës të Vladimir Putinit në rajonin e Novgorodit gjatë natës.
Lavrov tha se pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet për të marrë parasysh “kalimin përfundimtar të regjimit të Kievit në një politikë terrorizmi shtetëror”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.
Ai shpjegoi se objektivat dhe koha e sulmit hakmarrës të Rusisë janë përcaktuar, por këmbënguli se Moska nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociues i planit të paqes.
Lavrov konfirmoi gjithashtu se nuk është marrë asnjë informacion mbi viktimat apo dëmet.
Në anën tjetër nuk ka akoma ndonjë konfirmim apo mohim nga ukrainasit lidhur me këto pretendime të kryediplomatit rus. /Telegrafi/ Periskopi/
