Gati 10% e votave të numëruara, këta janë 10 deputetët me të votuar në PDK

Gati 10% e votave të numëruara, këta janë 10 deputetët me të votuar në PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt 10%, ndërsa shifrat te Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdojnë të jenë të njëjta .

Bedri Hamza mbetet i pari, ndërsa pas tij është Arian Tahiri me mbi 6 mijë e 500 vota.

I treti aktualisht është Përparim Gruda, më pas Uran Ismajli dhe e pesta Sala Jashari.

Në top 10-she janë edhe Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama e Eman Rrahmani./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti