Pas Abdixhikut, Hykmete Bajrami e dyta, Ukë Rugova i treti

Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje, më 28 dhjetor.
Lumir Abdixhiku, kreu i partisë, është i pari me 7 mijë e 199 vota.
Pas tij, vjen nënkryetarja Hykmete Bajrami, e cila u votua nga 4 mijë e 541 qytetarë.
Ndërsa i treti është djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, që mori 3 mijë e 920 vota.
Këto rezultate dalin nga numërimi i rreth 10% të vendvotimeve, ndërsa mund të ndryshojnë më tutje./Periskopi/

