KQZ nis procesin e verifikimit të rezultateve dhe numërimin e votave të kandidatëve

KQZ nis procesin e verifikimit të rezultateve dhe numërimin e votave të kandidatëve

Me t’u mbyllur numërimi i votave për subjektet politike në 2557 vendvotime, materialet janë bartur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat në vend, për të vazhduar procesi i numërimit të votave për kandidatët.

Krahas kësaj, në QKN-të përkatëse ku do të punohet në dy ndërrime, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Ndërkaq në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – QNR, do të kalojnë edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860′‘, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Po ashtu, pas arritjes në Kosovë, aty do të numërohen edhe votat nga jashtë – për çka Elezi njoftoi se tërheqja e pakove do të bëhet deri më 2 Janar, në disa shtete për shkak të pushimeve deri më 5 Janar.

Nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Elezi theksoi se kohëzgjatja e procesit të verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave të kandidatëve do të varet intensiteti i punës nëpër Qendrat Komunale dhe numri i votave aty.

Në qendrat ku nuk do të arrihet të përfundohet ky proces, për shkak të festës së vitit të ri, do të ketë një pauzë nga mesdita e 31 Dhjetorit deri pasditen e 1 Janarit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti