Tragjedi në Prizren: Digjet një shtëpi, vdes fëmija 1-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren.
Atje si pasojë e djegies së një shtëpie, ka vdekur një fëmijë 1-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”, thuhet në konfirmim.
Ndërkohë tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes./Periskopi/
