Policia publikon të dhënat për vitin 2025: 18 vrasje

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë periudhës janar-20 dhjetor janë iniciuar mbi 26 mijë raste për vepra penale, 3.54 për qind më pak se në periudhën e njëjtë në vitin 2024.
Sipas policisë sivjet kanë ndodhur 18 vrasje, një më shumë se në vitin e kaluar.
Policia ka dhënë detaje edhe për llojin e substancave narkotike të konfiskuara.
Sipas të dhënave, Policia në periudhën janar- nëntor të këtij viti ka grirë dhe sekuestruar asete në vlerë mbi 112 milionë euro.
