Ymeri përmbledh keq Gjinovcin dhe ekstremistët e majtë: Beleshxhi e dembela

Kandidatja e cila është në rrugë të mbarë për t’u bërë deputete, Janina Ymeri nga LDK, i ka reaguar Rron Gjinovcit pasi ky i fundit u mundua ta tallë deklaratën e saj pas zgjedhjeve.
Gjinovci kërkoi nga ndjekësit e tij besnikë që t’ia mbajnë mend emrin dhe fytyrën Janinës, pasi kjo kinse paska keqinformuar në kritikën e saj ndaj pushtetit të VV-së.
Në reagimin e saj, Ymeri shpjegoi gjerë e gjatë strategjinë e VV-së që sipas saj po e largon rininë nga Kosova, duke ndjellur fukarallëk me politika socialiste.
Për Gjinovcin dhe shokët e tij që mendojnë si ai, Ymeri nuk u kursye fare. Ajo u tregoi qartë se çfarë janë idetë e tyre dhe ”aktivizmi” i tyre.
”Ne thelb, këta janë beleshxhi e dembela qe e kane punën alergji e maskohen si “intelektuale” me retorike sofiste e broçkulla trockistë”, shkroi ajo për aktivistin Rron.
