Ky është personi i dyshuar se përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec

Ky është personi i dyshuar se përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec

Mediat në Shqipëri raportojnë se Rushan Selko është i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Nga komunikimi që kanë me familjarët e të miturës, jashtë kamerave, ata janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar./Periskopi/

Tronditet Pogradeci: E mitura shtatzënë, dyshohet se u abuzua nga një 70-vjeçar

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti