Cili është vendi i parë që feston Vitin e Ri?

Festa e Vitit të Ri është një ndër festat më të pëlqyera për të gjithë njerëzit, anë e mbanë botës.
Disa zgjedhin ta festojnë me familje, disa me shoqëri por ka edhe prej atyre që e festojnë vetëm.
Por cili është shteti i parë në botë që feston Vitin e Ri?
Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri do të jenë në fakt vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve.
Ata do të hyjnë në vitin e ri në orën 10:00 GMT (Koha Mesatare e Greenwich-it).
Vendi tjetër në rend do të jetë Zelanda e Re, e cila do ta përshëndesë 2026-shin rreth orës 10:15 GMT./Periskopi/
