Përmbyllet verifikimi i votave për subjekte dhe kandidatë në 20 komuna

Verifikimi i votave të subjekteve politike e numërimi i atyre të kandidatëve për deputetë është përmbyllur në 20 nga 28 komunat e Kosovës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, procesi i verifikimit e numërimit nuk është përmbyllur ende në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë e Graçanicë.
Verifikimi i votave të subjekteve politike e numërimi i atyre të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë edhe të mërkurën deri në mesditë, për të vazhduar pasditen e së martës./Periskopi/
