S’e kaloi pragun, vjen reagimi i parë nga Fatmir Limaj: Kosova ecën përpara vetëm me bashkim

S’e kaloi pragun, vjen reagimi i parë nga Fatmir Limaj: Kosova ecën përpara vetëm me bashkim

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilat subjekti i tij nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai falënderoi përkrahësit për çdo votë dhe mbështetje, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, rruga e ndjekur ka qenë e drejtë dhe me vlera.

Limaj u shpreh se kjo etapë e obligon Nismën të jetë edhe më e përgatitur në të ardhmen, duke nënvizuar se angazhimi politik do të vazhdojë me punë, organizim dhe përgjegjësi më të madhe.

Postimi i plotë:

 

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti