Këta janë pesë më të votuarit e AAK-së

Këta janë pesë më të votuarit e AAK-së

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 1 mijë e 818 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 71,10%, raporton Periskopi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka marrë 28 mijë e 648 vota.

Daut Haradinaj ka gjithsejtë 17 mijë e 592 vota.

Në vendin e tretë është Besnik Tahiri me 16 mijë e 920 vota.

Kurse, në vend të katërt është Bekë Berisha më 12 mijë e 503 vota.

Ndërsa, në vend të pestë është Agim Çekuu, më 11 mijë e 605 vota./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti