Kërkesa e pazakontë e kryeministres japoneze: Duam më shumë tualete në Parlament

Kërkesa e pazakontë e kryeministres japoneze: Duam më shumë tualete në Parlament

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament, duke thënë se rritja e fundit e përfaqësimit të grave ka shkaktuar radhë të gjata për banjo.

Aktualisht, vetëm dy kabina shërbejnë për 73 ligjvënëset në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga burrat në Tokio, sipas një peticioni të dorëzuar nga gratë ligjvënëse më 12 dhjetor. Kryeministrja dhe ligjvënësja e parë grua e vendit, Sanae Takaichi, e zgjedhur vitin e kaluar, është ndër 58 ligjvënëset që mbështesin këtë kërkesë, e cila ka marrë përkrahje nga shtatë parti dhe grupime të pavarura.

“Para se të fillojë seanca kryesore, një numër i madh ligjvënësish gra presin radhë për tualetin e grave,” tha ligjvënësja Yasuko Komiyama nga Partia Demokratike Kushtetuese (CDP).

Japonia është një vend tradicional, ku politika dhe vendet e punës kanë qenë historikisht të dominuara nga burrat e moshuar. Sipas Indeksit të Barazisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror, vendi renditet i 118-ti nga 148 vende. Vitin e kaluar u zgjodh historikisht Takaichi dhe numri i ligjvënësve gra u rrit në 73, megjithëse ato mbajnë ende vetëm pak më pak se 16 për qind të vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas IPU Parline.

Peticionit ndërpartiak i përshkruan mungesën e tualeteve si “një problem kritik që mund të ndikojë në zhvillimin e seancave dhe kryerjen e detyrave.” Komiyama shtoi në Facebook se çështja prek jo vetëm ligjvënëset, por edhe stafin grua dhe një numër gjithnjë e më të madh gazetaresh./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti