Anthony Joshua lirohet nga spitali dhe nderon miqtë e ndjerë pas aksidentit tragjik

Anthony Joshua lirohet nga spitali dhe nderon miqtë e ndjerë pas aksidentit tragjik

Boksieri britanik Anthony Joshua ka dalë nga spitali në Lagos dhe ka qëndruar në Nigeri për t’u rikuperuar nga lëndimet e marra pas një aksidenti tragjik rrugor.

Mjeti që transportonte Joshua dhe dy bashkëpunëtorët e tij u përplas me një kamion të ndalur të hënën në Lagos-Ibadan Expressway, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele. Ghami ishte trajner i forcës dhe kondicionimit të Joshuas, ndërsa Ayodele ishte trajner i tij personal.

Pas daljes nga spitali, Joshua vizitoi morgun për të nderuar miqtë e ndjerë dhe do të qëndrojë në Nigeri për disa ditë për të vazhduar rikuperimin, sipas njoftimit të promotorit të tij, Matchroom Boxing.

Komisioneri i informacionit të shtetit Lagos, Gbenga Omotoso, bëri me dije se Joshua ishte shpallur klinikisht i shëndetshëm për të vazhduar rikuperimin nga “shtëpia”.

Joshua ka lidhje familjare me Nigerinë dhe madje ka ndjekur shkollë private në vend si fëmijë, duke mbajtur gjithashtu shtetësi nigeriane. Vetëm pak orë para aksidentit, Joshua dhe Ayodele kishin postuar video në rrjetet sociale duke luajtur ping-pong së bashku.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e sportit, ndërsa tifozët dhe kolegët e Joshua kanë shprehur ngushëllime për humbjen e trajnerëve të tij.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti