Numërohen 45% e votave në përfaqësitë diplomatike, kjo është renditja e partive politike

Numërohen 45% e votave në përfaqësitë diplomatike, kjo është renditja e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, ku deri më tani janë procesuar 18 nga 40 vendvotime, apo 45.00 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të publikuara më 2 janar 2026, në ora 19:55, prin Lëvizja Vetëvendosje me 85.11 për qind të votave, përkatësisht 3,554 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.18 për qind apo 258 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 5.70 për qind, që përfaqësojnë 238 vota.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.56 për qind të votave, ose 65 vota.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti