Rreth 99% e votave të numëruara: Kush janë tetë kandidatët që kanë mbi 100 mijë vota?

Kanë mbetur rreth 1 për qind e votave për përfundim të procesit të numërimit në vendvotimet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Në Qendrat Komunale të Numërimit kanë përfunduar votat për subjektet politike nga 2,529 prej 2,557 qendrave të votimit, përkatësisht nga 98.90% e qendrave. Nga këto qendra janë numëruar edhe votat për kandidatët për deputetë.
Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.26 për qind, pasuar nga PDK-jame 21.07 për qind, LDK-ja me 13.45 për qind dhe AAK-ja me 5.69 për qind.

Nga radhët e VV-së më të votuarit janë Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla e Hajrulla Çeku, të cilët kalojnë edhe 100 mijë vota.

Shifrën e 100 mijë votave e ka kaluar edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai deri më tash ka mbledhur 153 mijë e 326 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës:

Në këto vota nuk llogariten edhe votat me kusht dhe ato nga jashtë.
