Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë Black Hawk mbi Karakas

Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë Black Hawk mbi Karakas

Kanë dalë në rrjetet sociale pamjet e para që pretendohet se lidhen me një operacion ushtarak amerikan në Venezuelë.

Në video shihen helikopterë Black Hawk (Sikorsky UH-60) duke fluturuar mbi pistën e Fort Tiuna, bazë ushtarake në zemër të Karakasit, rreth orës 03:00 të mëngjesit të 3 dhjetorit.

Pamjet janë publikuar fillimisht në platformën X, ku pretendohet se tregojnë momentet e para të një ndërhyrjeje ushtarake në kryeqytetin venezuelian.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë arritur ta kapin presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe se të dy janë larguar nga vendi me avion.

Sipas mediumit amerikan CBS, operacioni për kapjen e Maduros është kryer nga Delta Force, njësia elitare e forcave speciale të ushtrisë amerikane.

“Trupa nga Delta Force e Ushtrisë Amerikane, një njësi elitare e forcave speciale, kanë realizuar operacionin për kapjen e Maduros”, raporton CBS.

VIDEO

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti