Arifi: Regjimi i Maduros instrument i fuqishëm i Serbisë dhe Rusisë në rajon

Arifi: Regjimi i Maduros instrument i fuqishëm i Serbisë dhe Rusisë në rajon

Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë.

Sipas tij, ky sulm nënkupton hapjen e një shansi të madh për Kosovën që të siguroj të paktën katër njohje, humbje strategjike për Rusinë dhe Kinën, si dhe rritje të ofertës globale të naftë.

Përmes një postim në Facebook, Arifi shtoi se në një periudhë shumë të shkurtër, Kosova mund të njihet nga: Venezuela – pas rënies së Maduros, Saint Lucia, Trinidad and Tobago, dhe rikthimin e njohjes nga Dominica.

“Këto shtete kanë qenë për vite të tëra të shantazhuara politikisht dhe ekonomikisht nga regjimi i Maduros dhe instrument i fuqishëm i Serbisë dhe Rusisë në Rajon. Një Asad më pak për botën, një armik i fuqishëm për Kosovën pavarësisht distancës. Gëzuar 2026. Boll mbarë filloj në këtë rrafsh”, ka shkruar ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti