Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se është rritur koha e pritjeve në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova, e në disa ka shënuar rënie.
Në Merdarë, po pritet deri në dy orë e gjysmë në dalje të kufirit, derisa kolona regjistrohet të jetë deri në 1000 metra.
Te pikëkalimi kufitar i Dheut të Bardhë pritjet vijojnë deri në 40 minuta, ndërsa pikat tjera s’kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.

