Mbytet në lumë 44-vjeçarja në Tiranë

Mbytet në lumë 44-vjeçarja në Tiranë

Një 44-vjeçare në fshatin Selitë-Mal të komunës Zall Bastar të bashkisë së Tiranës, ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin në Zall Bastar, është marrë nga rrjedha e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se trupi i pajetë i 44-vjeçares është nxjerrë nga lumi, raporton A2Cnn, transmeton Periskopi.

Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti