Kompania ‘Arditi Tours’ reagon pas raportimeve se autobusi me mërgimtarë u përfshi nga zjarri

Kompania ‘Arditi Tours’ reagon pas raportimeve se autobusi me mërgimtarë u përfshi nga zjarri

Kompania e transportit “Arditi Torus” ka demantuar lajmin që një autobus i kësaj kompanie që po udhëtonte nga Kosova në Zvicër.

Sipas kompanisë, autobusi nuk është djegur, por gjatë rrugës ka ndodhur një defekt teknik, i cili është sanuar për pak minuta.

“Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht”- thuhet në reagimin e kompanisë./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti