Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një e mitur kalimtare e rastit, Policia jep detaje

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një e mitur kalimtare e rastit, Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur nga një plumb aksidental gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri.

Vajza, e cila ishte kalimtare e rastit, është goditur në shpinë dhe ka pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë per Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

Ai bëri të ditur se një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa individëve, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.

“Si pasojë e të shtënave, vajza ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e saj është stabile,” ka deklaruar Elezaj.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sekuestrimin e armës së përdorur./Periskopi/

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kalimtare e rastit

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti