Mediumi kroat shkruan për Rrahmanin: Simbol i dinastisë së famshme të futbollit

Mediumi i njohur kroat, Sportske Novosti, i ka kushtuar një shkrim të gjatë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.
E ka cilësuar mbrojtësin e qendrës si simbol të Napolit, përkatësisht të “dinastisë së famshme të futbollit”.
“Është mbrojtësi më i mirë i Serie A, vrapon pas ‘Scudettos’ së tretë dhe ëndërron plasmanin në Kampionat Botëror. Vetëm qielli është kufiri”, ka shkruar SN.
Gazeta kroate ka vlerësuar se cilësitë e Rrahmanit kanë filluar të pranohen vetëm pasi ai e fitoi titullin e dytë të Italisë me Napolin, në edicionin e kaluar.
“Mbrojtja e Napolit pa të më nuk mendohej. Klasin e Rrahmanit më në fund kanë nisur ta pranojnë edhe ekspertët, mediat, portalet e ndryshme të futbollit të armatosura me të dhëna statistikore”, shkruan ndër të tjera “Sportske Novosti” që ka paraqitur karrierën e Rrahmanit dhe sukseset e tij.
Një pjesë të zhvillimit si lojtar, Rrahmani e ka bërë në Kroaci. Ishte te Spliti e Dinamo Zagrebi, ndërsa luajti huazim edhe te Lokomotiva e Zagrebit. Stacion të përkohshëm në Itali e kishte Veronan, kurse te Napoli, 31-vjeçari është prej vitit 2020../Periskopi/
