Joshua poston fotografi për herë të parë që nga aksidenti me makinë

Joshua poston fotografi për herë të parë që nga aksidenti me makinë

Anthony Joshua ka postuar në rrjete sociale për herë të parë që kur u lëndua në një aksident me makinë nga I cili mbetën të vdekur dy miqtë e tij të ngushtë në Nigeri.

Boksieri britanik, 36-vjeçar, ishte pasagjer në një Lexus SUV që kur u përplas me një kamion në një autostradë kryesore pranë Lagosit, raporton BBC.

Miqtë e tij të ngushtë dhe anëtarët e ekipit Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Ayodele vdiqën në aksident. Funeralet e tyre u zhvilluan në një xhami në Londër të dielën.

Ish-kampioni u dërgua në spital dhe u lirua të mërkurën përpara se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë.

Të dielën në mëngjes ai postoi dy fotografi në Instagram, njëra që e tregonte të ulur pranë nënës së tij dhe anëtarëve të familjes së viktimave, përfshirë nënat e Ghami dhe Ayodele, me njërën që mbante një fotografi të Ghami.

Joshua, i cili ka lindur në Watford, ka rrënjë familjare në Sagamu – një qytet në shtetin Ogun, pranë vendit të përplasjes.

Kampioni olimpik i vitit 2012 ishte duke shkuar për të vizituar të afërmit për festimet e Vitit të Ri në qytet në kohën e përplasjes, tha një anëtar i familjes për BBC-në.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti