Amorim me mesazh drejtë bordit të Unitedit: Dua të jem menaxher dhe jo vetëm trajner

Amorim me mesazh drejtë bordit të Unitedit: Dua të jem menaxher dhe jo vetëm trajner

Ruben Amorim ka kërkuar më shumë kontroll te Manchester United në një fund të ashpër të konferencës për shtyp pas ndeshjes, pas barazimit 1-1 ndaj Leeds.

Amorim, 40-vjeçar, hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij, duke sugjeruar se do të largohet nga “Old Trafford” brenda 18 muajsh nëse nuk merr atë që kërkon.

“Dua vetëm të them se kam ardhur këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo trajneri kryesor,” tha ish-trajneri i Sporting Lisbonës.

“E di që emri im nuk është (Thomas) Tuchel, nuk është (Antonio) Conte dhe nuk është (José) Mourinho, por unë jam menaxheri i Man United dhe kështu do të jetë për 18 muaj ose derisa bordi të vendosë të ndryshojë”, shtoi ai.

Titulli zyrtar i Amorim te Manchester United është “trajner kryesor” dhe kështu ka qenë që kur klubi e emëroi atë në nëntor të vitit 2024.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti