Gashi i LDK-së reagon: Nuk kam akuzuar partinë për vjedhje votash, s’kam bërë asnjë deklarim lidhur me rezultatin

Gashi i LDK-së reagon: Nuk kam akuzuar partinë për vjedhje votash, s’kam bërë asnjë deklarim lidhur me rezultatin

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi ka reaguar pas raportimeve se kinse kishte deklaruar se votat e tij janë vjedhur nga partia, duke i cilësuar këto pretendime si lajme të rreme.

Ai ka theksuar se nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me procesin zgjedhor apo rezultatin, duke sqaruar se po pret përmbylljen e procesit dhe shpalljen e rezultateve zyrtare.

Gashi ka vlerësuar këto raportime si dashakeqe dhe si sulm ndaj parimeve demokratike, duke falënderuar njëkohësisht qytetarët për mbështetjen e treguar.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti