Plagosen dy persona në Podujevë, policia jep detaje

Plagosen dy persona në Podujevë, policia jep detaje

Dy persona janë plagosur në Podujevë mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar.  Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas Ahmetit, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti