ABC News publikon foto të reja të Maduros dhe gruas së tij gjatë transferimit në SHBA

Foto të reja të siguruara nga ABC News të dielën tregojnë ish-presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij gjatë transportimit të tyre drejt New York-ut nga zyrtarë të DEA-s amerikane.
Sipas ABC News, Maduro pritet të dalë të hënën para një gjykate federale në Manhattan për seancën e parë gjyqësore. Ai përballet me një aktakuzë me katër pika, ku akuzohet se ka udhëhequr për më shumë se 25 vjet një komplot narco-terrorizmi, të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Autoritetet amerikane pretendojnë se Maduro ka qenë në krye të një rrjeti kriminal që ka përdorur trafikun e kokainës si mjet për të financuar dhe mbështetur aktivitete të paligjshme.
