Të plagosurit nga rasti në Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë, po trajtohen në QKUK

Dy të lënduarit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtori i Emergjencës në QKUK.
Ai tha se të lënduarit janë të moshës së re dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.
