Përditësohen të dhënat: Tri orë po presin mërgimtarët për të dalur nga Kosova në Merdarë

Kthimi i bashkatdhetarëve nëpër vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë ka shkaktuar kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Në Merdar qytetarët janë duke pritur deri në tri orë, përderisa kolona është e gjatë deri në 3.5 kilometra.
Pritje ka edhe të Dheu i Bardhë. Atje qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 800 metra.
